You are currently at our Albania website. We also offer a wide range of products with direct customer service in many locations worldwide.
All locations

Detajet teknike

Manovrim në të gjitha kushtet e motit.

Ka kushte të ndryshme që një shofer duhet të provojë në rrugë. Meqenëse kushtet e motit nuk duhet të ndikojnë kurrë në nivelin tuaj të sigurisë dhe komfortit të drejtimit, ne kemi projektuar një gomë që lejon manovrim të saktë në rrugë të lagështa dhe të thata. Për shkak të teknologjisë me motiv përshtatës, kjo gomë mund t'ju çojë kudo pa dalë nga komoditeti juaj.

Komoditet do të thotë siguri, pavarësisht makinës që përdorni.

Pavarësisht nëse dëshironi të çoni familjen tuaj për një udhëtim veror me veturë luksi apo thjesht t'i gëzoheni ecjes në modelin elektrik, PremiumContact 7 ofron komoditet të jashtëzakonshëm, siguri të besueshme dhe kilometrazh të përmirësuar, pavarësisht nga konfigurimi i automjetit. Një përvojë cilësore në drejtim nuk duhet të varet nga lloji i makinës që drejtoni.

Nuk ka nevojë për nxehje.

"Çdo vrapues ka nevojë fillimisht për nxehjen e duhur!" Të gjithë e kemi dëgjuar këtë fjali në sport. Por çdo rregull ka një përjashtim. Përbërësi i ri RedChili i PremiumContact 7 ju bën të kapërceni çdo fazë nxehjeje dhe mundëson frenim të sigurt që në fillim. Koha për të përjetuar një gomë që është gati përpara jush.


Konfidencë dhe kontroll

Goma jonë PremiumContact 7 ofron komoditet të jashtëzakonshëm, siguri të besueshme dhe kilometrazh të përmirësuar, pavarësisht nga konfigurimi i automjetit. Kjo gomë është projektuar të mbulojë goma madhësish të larmishme në treg. Dizajnet tona mbulojnë 16" deri 21" dhe mbulon nga automjetet elektrike, deri tek ato hibride dhe me djegie.

PremiumContact 7

Motiv me përshtatje

Kushtet e rrugës mund të ndryshojnë me shpejtësi gjatë udhëtimit tuaj, prandaj zgjidhni një gomë ku mund të vareni për një udhëtim të sigurt dhe komod, pavarësisht motit. Motivi ynë me përshtatje ju mundëson drejtim të sigurt e të pandërprerë në sipërfaqe të lagura dhe të thata.

Profil adaptiv PremiumContact 7

RedChili

Përbërësi RedChili është krijuar nga ekipi ynë i inxhinierëve për t'u dhënë gomave tona aftësinë të mbërthehen në rrugë në temperatura më të ulëta se goma juaj tradicionale në treg. Duke reduktuar nevojën që goma të ngrohet përpara se të niseni, për të parë performancën e saj maksimale kur udhëtoni.




Keni pyetje të tjera?

Thjesht na pyesni.

Jemi të lumtur t'u përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja dhe t'ju mbështesim me ekspertizën tonë rreth gomave.




Po kërkoni një shitës makinash?