Aktualisht jeni në faqen tonë të internetit Albania. Gjithashtu mund të kaloni te një nga shumë vendndodhjet tona të tjera në mbarë botën
All locations

(name of the tire)

(tire description)

Passenger CarSummer Tyres



Detajet teknike

Rezistencë e optimizuar në rrotullim për uljen e konsumit të karburantit.

ContiEcoContact™ 5 u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me prodhuesit kryesorë të makinave në Evropë. Ai synon të mbështesë veçanërisht drejtuesit e mjeteve që përshkojnë distanca më të gjata, por edhe ata që i kushtojnë vëmendje të madhe konsumit të karburantit. Sfida ishte zvogëlimi i rezistencës në rrotullim mbi gomën dhe, në të njëjtën kohë, arritja e një niveli të lartë sigurie gjatë frenimit. Kjo kërkonte një qasje krejtësisht të re për të katër komponentët e gomës: dizajnin, konturin, përbërjen dhe motivin e faqes shkelëse. Rezultati ishte rezistencë e reduktuar* në rrotullim dhe konsum më i ulët i karburantit (klasa A-D sipas etiketës së BE-së për gomat), duke ofruar njëkohësisht performancë të shkëlqyer në frenim.

*Në krahasim me paraardhësin e tij (ContiEcoContact 3: klasa B-F sipas etiketës së BE-së për gomat).

Siguri e jashtëzakonshme dhe distancë e shkurtër frenimi në rrugët me lagështi.

Kombinimi i aditivëve të posaçëm dhe i skajeve të optimizuara të daljeve të faqes shkelëse mundësojnë mbërthim të përmirësuar në rrugë të lagur, duke sjellë distanca të shkurtra dhe të sigurta frenimi në rrugë të lagura. Për më tepër, vargjet me polimerë të funksionalizuar të lidhur fort me silicin sjellin rezistencë më të ulët në rrotullim. Profilet jashtëzakonisht të holla reduktojnë deformimin e faqes shkelëse, duke ulur kështu edhe humbjen e energjisë (klasa A-D sipas etiketës së BE-së për gomat).





Keni pyetje të tjera?

Thjesht na pyesni.

Jemi të lumtur t'u përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja dhe t'ju mbështesim me ekspertizën tonë rreth gomave.




Po kërkoni një shitës makinash?